Modelja “zbulon” tatuazhin
Ashley Graham tërheq vëmendjen e publikut edhe kur nuk është në pasarela. Modelja që po thyen barrierat e modelingut po kalon pushimet e radhës në Bahamas. 29-vjecarja në videon e fundit shfaqet me bikini të bardha dhe ka zbuluar se ka dhe një tatuazh në trup.
Siç duket është një akrep, shenja e horoskopit të bukuroshes e cila ka lindur më 30 tetor. Vendeve mahnitëse ku po kalon pushimet ua shton dhe më shumë bukurinë ylli i pasarelave. Modelja ka lançuar së fundmi dhe linjën e veshjeve për gratë me masa të mëdha. Ashley ka marrë dhe komplimente nga këngëtarja Rihana për mënyrën e thjeshtë që shfaqet në publik pa komplekse dhe ashtu siç ajo është në të vërtetë. Modelja dëshiron që të jetë shembull i mirë për të gjitha gratë që ta duan trupin e tyre ashtu siç janë në të vërtetë. Burimi: Klan Plus Përgatiti: V. Masho