Modelja kap “mat” të dashurin
Një modele kapi të dashurin e saj duke e tradhtuar me prostituta. Neyleen Ashley, 30 vjeçe, nga Florida është një yll i Instagramit. Ajo e takoi ish të dashurin tashmë, përmes miqve të përbashkët në vitin 2016.
Identiteti i tij nuk është bërë publik në media. Neyleen ka treguar se fillimisht mendonte se ish-i dashuri ishte i papjekur, por për shkak të afeksionit ndaj tij, gjërat u bënë serioze me kalimin e kohës.
“Në fillim mendoja se ishte i papjekur dhe jo gati për të nisur diçka të re, por në vijim ndjenjat u rritën dhe eventualisht u bëmë shumë seriozë rreth njëri-tjetrit. Ai nuk më postonte asnjëherë në rrjeteT sociale dhe e mbante sekret telefonin. Unë gjithmonë e postoja në rrjetet sociale dhe e bëra të ditur që isha në një lidhje. Celulari im ishte edhe i tij”, tregoi modelja.
Neyleen e ndihmoi ish të dashurin edhe me shpenzime, por nuk ishte aq e zgjuar sa ta kuptonte se kishte disa femra të tjera pas shpine. Megjithatë një parandjenjë e kishte. Kjo për shkak se marrëdhënia e tyre ishte gjithmonë “e fortë”.
“Kurrë nuk më bënte të ndihesha sikur isha e sigurtë si femër. Ai më trajtonte si çdo person i zakonshëm”, tha ajo.
Një ditë, Neyleen pa orën “Apple” që i dashuri kishte harruar në shtëpi. Prej kuriozitetit ajo vendosi që ta shikonte dhe u çudit kur gjeti foto të një vajze me të brendshme dhe dhjetëra mesazhe nga prostituta. Shumë shpejt ajo zbuloi se ai kishte biseduar me këto vajza prej muajsh që kur ishte lidhur me të. Çdo javë ai takonte prostitutat.
Neyleen vendosi të ndahej nga ai. Mediat shkruajnë se që prej asaj kohe, ish i dashuri i ka kërkuar të kthehen bashkë për shkak se ka “ndryshuar”. Megjithatë bukuroshja nuk ka asnjë plan të kthehet sërish me të dhe po shikon përpara në jetën e saj./tvklan.al