Modelja merr ftesën nga partia politike: Do të shpërqëndroja…
Një modele ruse ka refuzuar një post në një parti politike me arsyen se do të shpërqendronte njerëzit. Bëhet fjalë për bukuroshen Maria Liman.
Ajo u cilësua gjatë Kupës së Botës 2018 si një nga fanset më seksi. Së fundmi, Liman ka zbuluar për mediat se i është ofruar të punojë si zëdhënëse për partinë ruse LDPR, por e refuzoi sepse ndjeu se do të ishte “shpërqendruese për njerëzit”.
“Jeta ime është bazuar tek karriera si aktore. Politika nuk më ka interesuar. E kuptoj se si do më shikonin njerëzit dhe nuk është se ia kam idenë kësaj gushe. Nuk dua të jem shpërqendrim për njerëzit”, tha Liman.
Në vitin 2016, 25-vjeçarja mori vëmendjen e mediave me kostumet e saj kreative dhe patriotike në stadiume. Pasi turneu përfundoi ajo vazhdoi të ishte një yll në ngjitje pasi shfaqej shpesh në televizione të ndryshme.
Profili i modeles ruse në Instagram ka mbi 500.000 ndjekës. /tvklan.al