Modelja shtatzënë vdiq teksa bënte këtë foto…
Një modele shtatzënë ka vdekur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi u godit nga treni teksa po përpiqej të pozonte në shinat hekurudhore.
Fredzania Thompson u godit nga treni në Teksas, SHBA, kur po realizonte një set fotografik në përpjekje për t’i dhënë një shtysë karrierës së saj. Nëna e saj, Hakamie Stevenson, tha se bija, një studente në Kolegjin Blinn, kishte ndërprerë arsimimin e saj për t’u fokusuar në modelim. Autoritetet thanë se Thompson po qëndronte në një kryqëzim shinash në Navasota kur një tren u afrua. Ajo u largua në krahun tjetër, po me sa duket nuk e dinte që një tjetër tren po vinte nga drejtimi i kundërt. Navasota është rreth 60 milje në veriperëndim të Houstonit. “Metro” tha se personi i cili po shkrepte fotot nuk u dëmtua. Para disa muajsh ajo ishte fejuar me Earl Chatman dhe vetëm pak javë më parë Thompson mësoi se ishte shtatzënë./tvklan.al