Modelja tregon problemet që ka pasur me ankthin


Modelja tregon problemet që ka pasur me ankthin

09:40 19/05/2020

Familja Kardashian–Jenner është ndër më të famshmet në Amerikë. Por problemet në aspektin mendor si dhe në personalitet që kanë pasur motrat Jenner nuk kanë nguruar aspak që t’i tregojnë. Kështu ka vepruar edhe Kendall Jenner.

Në një intervistë së fundmi për “Good Morning America”, Kendall ka folur për problemet që ka patur me ankthin. Modelja tregoi që ka vuajtur qëkur ka qenë e vogël dhe gati sa nuk po çmendej.

“Isha shumë, shumë e vogël dhe më kujtohet se nuk arrija të merrja frymë dhe kam vrapuar tek mamaja ime duke i thënë se nuk mbushesha me frymë”, është shprehur modelja.

Kendall ka treguar se krizat e saj të panikut i janë rikthyer sërish dhe kujtoi momentin e Met Gala 2019. Pak para se të futej në eventin madhështor ajo i tha Kylie se po kalonte një krizë paniku.

Kendall është shprehur gjithashtu se përjetonte shumë ankth edhe gjatë sfilatave të modës dhe për shkak të krizave ajo është detyruar që të heq dorë nga disa prej tyre.

Klan Plus






Të ngjashme