Modelja tregon takimin e parë me bashkëshortin (Video)
Ajo është ndër modelet shqiptare që tërheq gjithnjë vëmendjen e mediave. Bëhet fjalë për Afërdita Dreshajn. Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga ku rrëfeu takimin e parë me bashkëshortin e saj çek, Jakub Kindl.
“Bashkëshortin tim për herë të parë e kam takuar në Detroit në një restorant sushi”,
tha Dreshaj.
Gjatë emisionit ajo po ashtu foli edhe për dasmën e saj që u mbajt në Miami, teksa tha se ajo dhe bashkëshorti i saj kurorëzuan një marrëdhënie që do të zgjasë gjithë jetën.
/tvklan.al