Mogerini nga foltorja e Kuvendit të Maqedonisë: Jeni në rrugën e duhur
Zyrtarja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe zëvendës anëtarja e Komisionit Evropian, Federika Mogerini, sot u është drejtuar deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë.
“Jeni në rrugën e drejtë. Kjo është arritje jo vetëm e qeverisë por e të gjitha institucionet e vendit, nga presidenca deri te qeveria, organizatat e të tjera. Jam e sigurt se në të ardhmen do të ketë edhe arritje tjera. Ditët e kaluam dëgjova shumë falënderime për raportin pozitiv po në fakt ne duhet t’ju falënderojmë për atë që arritët ta bëni. Këto janë rezultate të përbashkëta edhe të qeverisë edhe të opozitës”
– është shprehur mes tjerash funksionarja e lartë e BE-së Federika Mogerini.
Mogerini ka arritur në Shkup pas publikimit të raportit të progresit. Ajo mbrëmë pas takimit me kryeministrin Zaev e shpreh se “Maqedonia ka mjaftueshëm kohë që deri në qershore të ndërmarrë hapat e nevojshëm që do t’i sillnin datë për fillimin e negociatave”./INA