Mogherini arrin në Mitrovicë me helikopter
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka arritur në Mitrovicë.
Ajo aktualisht është duke ndjekur punimet që janë bërë në pjesën jugore të Urës së Ibrit derisa pritet që më pas të kalojë edhe në pjesën veriore të Mitrovicës, aty ku edhe janë stacionuar një numër i madh i mediave që po e mbulojnë këtë ngjarje, njofton Klan Kosova.
Mogherini pritet që të ketë një deklarim para mediave, derisa besohet se do të ketë edhe një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
Vizita e Mogherinit ka bërë që masat e sigurisë të jenë shumë të mëdha në këtë qytet, ku ka një numër të madh të pjesëtarëve të Policisë e Njësisë Speciale.
Mogherini nga Prishtina ku kishte takime të ndara me krerët institucionalë e më pas një takim me liderët e të gjitha partive ka udhëtuar në Mitrovicë me helikopter./tvklan.al
Burimi: klankosova.tv