Mogherini – Hahn përshëndesin marrëveshjen: Tani koha për zgjedhje të lira dhe Vetting
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn kanë përshëndetur sot marrëveshjen e arritur për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri, duke theksuar se tashmë është koha për zbatimin e saj për zgjedhje të standardeve ndërkombëtare dhe për votimin e Vettingut.
Në një deklaratë për media, ata thonë se “
ne urojmë partitë politike në Shqipëri për marrëveshjen e arritur, e cila do të çojë në mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor 2017 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. Liderët u janë përgjigjur pritshmërive të qytetarëve të tyre dhe treguan pjekuri demokratike”
.
Ata thonë se ky ishte një hap i parë, por vendimtar.
“Tani, kjo marrëveshje duhet të implementohet me shpejtësi për të përgatitur zgjedhje të standardeve ndërkombëtare.”
Duke folur edhe për pikën që i përket votimit të Vettingut, ata përsërisin se “
implementimi i procesit të Vettingut në mënyrë solide dhe të besueshme është tepër i rëndësishëm dhe vendimtar për progresin drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian
.”
“
Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë dhe aspiratat legjitime të popullit të saj për një të ardhme më të mirë
”, përfundon deklarata. /tvklan.al