Rama në Bruksel, Hahn: Presim arrestimin e peshqëve të mëdhenj
Rezultatet konkrete të reformës në drejtësi duket se do të jenë kushti i ri që do t’i vendoset Shqipërisë në progres raportin e këtij viti.
Komisionieri për zgjerim Johannes Hahn dhe zv/presidentja e BE-së, Frederica Mogherini në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Bruksel, e kanë përsëritur disa herë që zbatimi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit tonë, ndonëse theksuan se kjo reformë më shumë se për afrimin me BE ka rëndësi thelbësore për vete qytetaret shqiptar. Dhe zbatimin e ndryshimeve në kushtetuese, në sistemin e drejtësisë, Hahn e përkthen qartë në arrestimin e “peshqve të mëdhenj”, siç i quan ai për çështje që kanë lidhjë me korrupsionin. Johannes Hahn: “Reforma në drejtësi është vendimtare dhe ajo nuk ka të bëjë vetëm me votimin apo plotësimin e kërkesave në letër. Ne presim tani që të veprohet në praktik, të filloje zbatimi i saj. Duhet të ketë procedime penale dhe dënime. Deri tani kemi pare dënime për çështje të vogla apo mesatare ndërkohe që presim për peshqit e mëdhenj dhe kjo do te jete një arritje”.
Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka asnje dyshim se kushtet e njëpasnjëshme janë të paevitueshme nëse do të jetosh nën ombrellën e BE-së, por thotë se Shqipëria është e gatshme t’i plotësojë. Edi Rama:“Nuk mendoj se ka jetë pa kushte në ombrellën e BE. Ne jemi gati të punojnë për të gjitha kushtet. Vazhdoje të mendoje njësoj se edhe pas 10 vjetësh do të jemi të gatshëm për tu bere pjesë e BE. Nëse do të vazhdojë të ekzistojë akoma deri atëherë”.
Kryeministri Rama e nisi fjalën e tij në shqip në konferencë por për shkak se nuk ishin marrë masat për të patur një përkthyes u detyrua të flas në anglisht dhe në këtë rast nuk mundi t’i shpetojë pa e komentuar me batutë. “Me falni duhet të flas në anglisht. E kuptoj, ju nuk jeni akoma gati na pranoni.
” Rama i shoqëruar dhe nga ministri Jashtëm dhe ajo e Integrimit ishin ne Bruksel për të marrë pjesë në takimin e 8 të Këshillit të Stabilizim Asocimit, Shqipëri-BE. /TV KLAN