Momente para fundit tragjik të avionit
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentet para se një avion An-24 të shpërthente në flakë në Siberi, duke i marrë flakën dy anëtarëve të ekuipazhit.
Sipas mediave ruse, videoja u filmua nga një prej pasagjerëve që ndodhej në avionin, i cili humbi shpërtheu në fjakë pasi u përplas me një ndërtesë shërbimi. Në pamje shihet e gjithë ulja emergjente, sëbashku me momentin e prekjes në tokë.
Пассажир самолета Ан-24, который сгорел в Нижнеангарске, снял жесткую посадку на видео pic.twitter.com/NwsvTCoCq4
— Лента.ру (@lentaruofficial) June 27, 2019
Avioni i pasagjerëve u detyrua të ulej në Nizhneangarsk, Buryatia, pasi një prej motorëve të tij pësoi defekt në fluturim.
Nga ngjarja humbi jetën piloti dhe mekaniku i fluturimit, ndërsa 42 personat që ndodheshin në bord arritën të shpëtoheshin në kohë nga avioni, përpara se flakët të përhapeshin. 4 prej të mbijetuarve pësuan dëmtime serioze, megjithatë pa rrezik për jetën./tvklan.al