Momente të frikshme në ajër


Momente të frikshme në ajër

22:00 27/07/2017

Stambolli është përfshirë sot nga stuhi të fuqishme shiu, ere dhe breshëri, të cilat kanë ndikuar edhe fluturimet.

Kështu, “Hurriyet” raporton se një avionin i “Atlasglobal Airlines” është detyruar të kthehet mbrapsht pasi është dëmtuar rëndë nga breshëri në ajër.

Sipas medias turke avioni me pasagjerë që po fluturonte nga Stambolli në Ercan, u rikthye në Aeroportin e Stambollit pasi u godit nga stuhia e breshrit.

Breshëri shkaktoi frikë dhe panik tek pasagjerët e avionit në lartësi mbi 1500 metër dhe u rikthye në aeroport me dëmtime të mëdha në pjesën ballore.

Avioni mësohet se i është nënshtruar riparimeve menjëherë ndërsa 121 pasagjerët do të udhëtojnë drejt Ercanit me një tjetër avion.

Kjo është hera e dytë në 10 ditë që Stambolli përfshihet nga reshje të dendura shiu e breshëri. /tvklan.al






Të ngjashme