Momenti kur cunami godet qytetin (video)
Një cunami ka goditur dy qytete në Indonezi, duke bërë që shumë qytetarë të braktisin shtëpitë e tyre dhe të largohen për t’i shpëtuar forcës shkatërruese.
Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e tmerrshme që tregojnë forcën e cunamit që ka goditur në Palu, pas një tërmeti të fortë me magnitudë 7.5. Filmimet nga maja e një ndërtese të lartë tregojnë momentet kur uji vërshon nëpër qytet, ndërsa dëgjohen të bërtiturat e njerëzve duke vrapuar për t’i shpëtuar valës gjigande të cunamit.
Autoritetet në Indonezi kishin paralajmëruar për cunami pas tërmetit tronditës që goditi vendin. Zyrtarë vendas njoftuan se disa familje janë raportuar të zhdukura. Në zonat e goditura, energjia elektrike dhe telekomunikacioni janë ndërprerë. Aeroporti në Palu pezulloi të gjitha udhëtimet për 24 orë për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.
/tvklan.al