Momenti kur shqiptari tenton t’i rrëmbejë armën policit grek
Një incident ka ndodhur në orët e para të së hënës në lagjen Katerini të Athinës në Greqi.
Një 21-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua nga policia, tentoi t’i rrëmbente armën punonjësit të policisë. Mediat greke kanë publikuar edhe pamjet e kësaj ngjarje, ku duken policia që po përpiqet të arrestojë të riun shqiptar.
Në këtë moment, 21-vjeçari tentoi t’i rrëmbente pistoletën njërit prej policëve, por arma u shkrep aksidentalisht duke qëlluar një herë. Për fat të mirë, asnjë person nuk u lëndua.
Bashkë me 21-vjeçarin u arrestuan edhe dy persona të tjerë, një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçar grek, të cilët u përpoqën të pengonin policinë për të arrestuar shokun e tyre. /tvklan.al