
Momenti prekës/ Babai merr në krahë fëmijën e tij që vdiq sapo lindi
Ky është momenti prekës kur një baba mori në krahë për herë të parë fëmijën e tij, që fatkeqësisht kishte ndërruar jetë pa ardhur mirë në këtë botë.
Nixon Tonkin nuk mori kurrë frymë vetë pasi pësoi dëmtime në kokë gjatë operacionit të lindjes në qershor të vitit 2014 në Spitalin e Grave në Brisbane, Australi. Nëna e tij, Simone Tonkin, u desh t’i nënshtrohej një operacioni urgjent pasi bebja që po lindte ngeci në kanalin e lindjes. Në foto shfaqet i ati, Martin 'Marty' Tonkin teksa vajton fëmijën e tij të parë, që kishte ndërruar jetë pa ardhur mirë në këtë botë.


