Monaco kampione e Francës, fiton titullin e 8 pas 17 vitesh
Monaco është kampionia e Francës. Skuadra e principatës nuk e pati të vështirë as në ndeshjen e prapambetur ndaj St Ettienne, duke siguruar trefeun një javë para përfundimit të kampionatit. Në fitoren 2 – 0 golat u shënuan nga Mbappe dhe Germain.
Festa ishte e ligjshme në fund të takimit. Monaco këtë sezon theu çdo rekord dhe pritshmëri.
103 gola u shënuan për herë të parë në një sezon të Kampionatit Francez.
Monaco dominoi sezonin duke lënë pas milionerët e PSG për të fituar titullin e 8 kampion pas 17 vitesh.
/Tv Klan