Monica Bellucci në kopertinën e “Vanity Fair”
Monica BellucciAjo është 52 vjeçe, por siç pohon vetë, mosha nuk është një pengesë për të. Monica Bellucci nuk di të ndalet dhe pavarësisht viteve mbi supe rrëmben kopertinën e revistës së famshme “Vanity Fair”.
Aktorja italiane pranon se është në një lidhje të re dashurie, por nuk jep detaje mbi personin që i ka rrëmbyer zemrën. Jam vajza që nuk kam qenë asnjëherë, shkoj kundër kohës por nuk përballem me të, thotë Belluci. Ikona e bukurisë italiane vjen nga martesa me aktorin Vincent Cassel, nga e cila ka sjellë në jetë dy vajza. Sa i përket thashethemeve për një lidhje paralele të ish-bashkëshortit me një 19-vjeçare, Bellucci shprehet se kjo është një çështje e mbyllur për të. Tv Klan