Monika Kryemadhi: Derë me derë do të tregojmë çfarë ka bërë PS në 4 vite qeverisje (20 Prill 2001)


Monika Kryemadhi: Derë me derë do të tregojmë çfarë ka bërë PS në 4 vite qeverisje (20 Prill 2001)

14:26 20/04/2001

“Në çdo komunë, në çdo shtëpi, derë më derë, me çdo anëtar eurosocialist, me çdo mik dhe shok për të treguar atë që ka bërë Partia Socialiste gjatë 4 viteve të qeverisjes së saj.” Kjo është strategjia paraelektorale e rinisë eurosocialiste e deklaruar nga Monika Kryemadhi. Forumi eurosocialist shqiptar është pjesë aktive në fushatën eurosocialiste, ka theksuar Kryemadhi. Duke nënvizuar punën që duhet të bëjë çdo eurosocialist gjatë kësaj fushate.

Çdo shtab elektoral për kandidat për deputet do të ketë një apo dy përfaqësues të Forumit Eurosocialist Shqiptar. Ne do të ndihmojë me anë organizative, postera, propagandë ka thënë Kryemadhi. Ne do t’i mbështesim kandidatët socialistë në të 100 zonat elektorale, por në zonat që do të jenë kandidatët eurosocialistë, prioriteti ynë do të jetë më i madh.

“Pas miratimit të kandidatëve eurosocialistë në kongresin e PS-së në 6 maj, puna jonë fillon pavarësisht se ne kemi filluar më përpara. Gjithashtu përkrahja e Forumit të Partisë Socialiste për kandidatët për deputet në Kuvendin Popullor do të jetë e njëjtë për të gjithë kandidatët në të 100 zonat.”

Nesër në qytetin e Vlorës, rinia eurosocialiste zhvillon konferencën e katërt të saj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori






Të ngjashme