Montella emërohet trajner te Milan, firmos kontratë 2-vjeçare
Vincenzo Montella është zyrtarizuar si trajneri i ri i Milan. 42-vjeçari nënshkroi një kontratë për dy sezone duke zëvendësuar Cristian Brocchi.
Montella do të përfitojë 2.3 milionë euro në sezon dhe nga klubi i Milan shikohet si njeriu i duhur për të ringritur ekipin.
Klubit milanez iu desh të paguante edhe 500 mijë euro Sampdoria për ndërprerjen e kontratës. Vincenzo Montella më parë është ulur në stolin e Fiorentina dhe Catania.
Milan ka ndryshuar shumë herë trajner në kohët e fundit me rezultatet që janë në rënie duke munguar edhe në kupat e Europës. Pritet që klubi i njohur italian të kalojë në pronësi të një grupi kinez që synon rikthimin në elitë në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. /TV KLAN