Montella, trajneri i ri i Sevilla


Montella, trajneri i ri i Sevilla

20:25 28/12/2017

Vincenzo Montella është i zgjedhuri i Sevilla për të drejtuar ekipin në pjesën e mbetur të sezonit. Italiani pason kështu trajnerin Berizzo, i cili u shkarkua kur Sevilla ishte e pesta në renditje, e kualifikuar për të tetat e finales së Champions League, si dhe Kupën e Mbretit.

Por drejtuesit e skuadrës menduan që projekti nuk duhet të vazhdonte me dinamikë në rënie dhe në këtë linjë vendosën të ndërrojnë trajnerin. Këshilli i klubit i mbledhur të mërkurën vendosi për kandidaturën e italianit për shkak të shifrave dhe kushteve të kontratës që kërkonte.

Tashmë mbetet që tekniku i ri të zgjidhë marrëveshjen me Milan nga i cili u nda më 27 nëntor, por që gjithsesi ka një kontratë deri në 2019. Tekniku do të nënshkruajë kontratën të premten dhe do të zhvillojë stërvitjen e parë të shtunën.

Tv Klan






Të ngjashme