Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë shqiptare

A Moody's sign is displayed on 7 World Trade Center, the company's corporate headquarters in New York, February 6, 2013. REUTERS/Brendan McDermid

Moody’s rrit vlerësimin për ekonominë shqiptare

21:53 11/06/2017

Zbutja e tensioneve politike ka bërë që agjencia prestigjioze e vlerësimeve ekonomike Moody’s të parashikojë me rritje më të madhe ekonominë e Shqipërisë për 2017-ën. Në një raport të dy muajve më parë, Moody’s shprehej skeptik për ecurinë e borxhit, kontrollin e balancave në buxhet dhe ecurinë e rritjes ekonomike për vendin, elemente këto të lidhura ngushtë me situatën politike.

Por në vlerësimin e ri rritja për Shqipërinë mendohet të jetë 0.1% më e lartë se ajo që u vlerësua fillimisht në muajin prill.

Për të gjithë 2017-ën, Moody’s projekton që ekonomia do të rritet me 3.6%, ndërsa në 2018-ën rritja do të shkojë në nivelin 3.8%. Agjencia ka rritur edhe pritshmëritë për raportin e të ardhurave për frymë, në 2017-ën të ardhurat për një person në Shqipëri do të jenë në nivelin 4196 dollarë, ndërsa në 2018-ën do të rriten me 200 dollarë.

Moody’s vijon të mbajë të pandryshuar vlerësimin e borxhit në kategorinë B1, e cila e konsideron borxhin “të qëndrueshëm”. / TV KLAN 






Të ngjashme