Moratorium i gjuetisë mbaron në 2021


Moratorium i gjuetisë mbaron në 2021

17:27 18/07/2020

Klosi: Do loboj fort të shtyhet edhe 5 vjet

Moratorium që ndalon gjuetinë e kafshëve të egra përfundon në vitin 2021, por ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi është i mendimit se ky moratorium duhet të shtyhet edhe 5 vjet te tjera. Këtë ide ai e parashtroi në Divjakë ku gjendej për inaugurimin e spitalit të shpendëve.

Unë do të loboj fort që në citin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5 vjeçarë të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me mortoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare”.

Efektet e moratoriumit sipas ministrit janë të qarta teksa shikon ndryshimin në florën dhe faunën e vendit, rritjen e konsiderueshme të numrit të shpendëve dhe kafshëve të egra.

Gjithashtu ministri kërkoi nga strukturat përkatëse që të vijojnë monitorimet për ata që mbajnë të izoluara kafshët e egra dhe në restorantet që tregojnë mish të këtyre kafshëve.

Tv Klan






Të ngjashme