Morena dhe Stresi vizitojnë 10-vjeçarin që i shpëtoi tërmetit: Sot jemi bërë me vëlla


Morena dhe Stresi vizitojnë 10-vjeçarin që i shpëtoi tërmetit: Sot jemi bërë me vëlla

12:00 04/12/2019

Këngëtarja dhe modelja e njohur, Morena Taraku ka lënë Turqinë për të ardhur dhe për të vizituar në Shqipëri disa prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Ajo së bashku me reperin e njohur Stresi shkuan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Atje ata takuan një djalë të vogël, i cili i ka mbijetuar tërmetit.

Bëhet fjalë për Alesion, i cili në momentin e tërmetit ndodhej në katin e pestë të banesës, por u hodh prej saj dhe arriti të shpëtonte.

Morena në rrjetin e saj social Instagram publikoi një foto nga vizita e saj me Stresin në spital pranë Alesios dhe bashkëngjitur shkruan se tani ata janë bërë me një vëlla të vogël.

Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i pestë dhe shpëtoi…Unë e Stresi që sot e kemi bërë një vëlla të vogël”./tvklan.al






Të ngjashme