Morena Taraku: Do rikthej buzëqeshjen e familjes nga Durrësi me një shtëpi
Pas tërmetit që tronditi vendin tonë, Morena Taraku “braktisi” Turqinë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura.
Ajo ditën e djeshme së bashku me reperin Stresi iu rikthyen buzëqeshjen shumë fëmijëve me dashurinë dhe ndihmën e ofruar. Por së fundmi, këngëtarja ka bërë të lumtur një tjetër familje.
Ajo përmes rrjetit social Instagram ka njoftuar se do ndërtojë shtëpinë e familjes së Elton Turja në Kameras të Durrësit. Gjendja e tyre e vështirë, sëmundja e kryefamiljarit e ka prekur së tepërmi Morenën, e cila vendosi t’ju kthejë buzëqeshjen me një shtëpi.
“Isha tek familja e Elton Turja në Kameras. Vendosëm një çadër. Në shtëpinë e tyre kishin një baba, e di se të gjithë baballarët shqiptarë janë të mrekullueshëm, por fytyra e tij ishte aq e butë dhe bujare, sa brenda syve të tij shihja një zemër të gërryer që i thoshte vetes: Përse familja ime fle jashtë, e nuk kam si ta ndihmoj? Ajo që më preku më shumë, ishte se ai kishte kohë që kishte probleme me zemrën. Dhe unë e di se sa e rëndë është, sa e vështirë është të kesh dikë të sëmurë nga kjo sëmundje. Unë mora përsipër të ndërtoj shtëpinë e tyre të re dhe të rikthej buzëqeshjen e tyre me një shtëpi, sepse shëndetin s’mund t’ja garantoj atij babai të shkretë sepse ajo është në dorën e Zotit. Po ashtu si babai im që kalon vit pas viti operime të shumta nga kjo sëmundje. Kjo shtëpi do të jetë e ndërtuar nga unë, një bijë nga Kosova me shumë dashuri për nënën Shqipëri”./tvklan.al