Mori peng 7 persona, në arrati autori


Mori peng 7 persona, në arrati autori

22:26 02/12/2016

7 persona u morën peng pasditen e sotme nga një person i armatosur, në një agjenci turistike në Paris.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policore dhe ata të Antiterrorit, të cilët rrethuan biznesin në kryeqytetin francez.

Autoritetet deklaruan se autori është ende në arrati ndërsa pengjet janë liruar.

Sipas mediave ndërkombëtare, një person i armatosur u pa duke u futur në agjencinë Asieland, pak pas orës 18:30 dhe besohet se bëhej fjalë për një tentativë grabitje.

Fillimisht u dyshua se agresori kishte marrë me dhjetëra pengje.

“Njerëzit ishin të gjithë të frikësuar pasi mendonin se pengmarrësi ishte ende brenda në ndërtesë, por në fakt nuk ishte kështu. Policia ndërhyri dhe liroi të gjithë personat që ndodheshin brenda”,

tha Kryebashkiaku i Parisit për mediat, Jerome Coumet.

Aktualisht autoritetet vijojë operacionin për kapjen e autorit, ndërsa pengjet mësohet se janë të gjithë shëndoshë e mirë./tvklan.al






Të ngjashme