Mori peng ish- gruan, kapet nga policia (emri)
Një 28- vjeçar është arrestuar nga policia e Lushnjes, pasi në bashkëpunim me një person tjetër, në fshatin Zhamë, ka marrë forcërisht ish bashkëshorten e tij, 27 vjeçaren me inicialet P.M, dhe e mbante peng të fshehur në qytetin e Durrësit.
Marjus Musaku ka marrë forcërisht dhe i ka hequr lirinë ish bashkëshortes së tij.
Në Komisariatin e Policisë Lushnje ka bërë kallëzim shtetasi F.K, se 2 persona të paidentifikuar i kanë marrë vajzën.
Pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor dhe u bë e mundur zbardhja e ngjarjes si dhe kapja e autorit të dyshuar.
Policia bëri të mundur gjetjen e saj dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Po punohet për identifikimin e autorit tjetër të dyshuar i cili ka ndihmuar Marjus Musaku në kryerjen e kësaj vepre penale.
/tvklan.al