Mos e besoni por në këtë restorant mund të paguani me fytyrën tuaj!
Të paguash për ushqimin tënd në një restorant kinez në Kinë, është kthyer në një gjë shumë normale.
Harrojini paratë në dorë, kartat e kreditit apo Smartphone, klientët tani mund të shlyejnë faturën me fytyrën e tyre, falë risisë teknologjike të zbuluar të premten e kaluar.
Klientët në këtë restorant, vendosin porosinë e tyre në një terminal, i cili më pas skanon fytyrën e tyre. Nëse përputhet me imazhin në foton e kartës së identitetit, të ruajtur në sistem, klienti duhet vetëm të fusë numrin e telefonit dhe pagesa kalon.
Ky është shembulli më i fundit i përdorimit në rritje të fytyrës nga bizneset dhe agjencitë qeveritare në kombin më të populluar të botës./tvklan.al