“Mos e neglizhoni shëndetin, unë mund të kisha vdekur”
Një mama mendonte se kishte vetëm një puçërr të zakonshme në fytyrën e saj, por në të vërtetë ajo ishte një kancer vdekjeprurës. Kari Cummins, 35 vjeç, nga Kalifornia vendosi të bëjë një vizitë tek një dermatolog pas disa vitesh mbi ekspozimin e lëkurës së saj ndaj rrezeve të diellit.
Megjithëse vërejti një shenjë të çuditshme mbi mjekrën e saj, Kari, supozonte se ajo nuk kishte asgjë për t'u shqetësuar. Pas analizave të shumta u zbulua se ajo kishte një kancer të lëkurës dhe nëse nuk trajtohej do të përhapej dhe në organet e tjera. Ajo iu nënshtrua menjëherë një operacioni në mjekër me 35 qepje.“Mos e anashkaloni asnjëherë çdo shenjë që mund t’ju duket e çuditshme në fytyrën apo në trupin tuaj”, unë mund të kisha vdekur
, ka thënë ajo pas operacionit./tvklan.al