“Mos hani në publik”, zemërohen egjiptianët
Një organ qeveritar në Egjipt ka nxjerrë një ligj, ku i ndalon njerëzit e të gjitha besimeve fetare që të hanë në publik gjatë muajit të shentë të Ramazanit.
Dar al-Ifta, i cili është një organ qeveritar i autorizuar për të nxjerrë dekrete fetare, shkroi një postim në Facebook më 5 Qershor, duke i ndaluar me forcë njerëzit e të gjitha besimeve që të hanë publikisht para perëndimit të diellit.
Kjo deklaratë ka shkaktuar edhe mjaft reagime dhe pakënaqësi në publik, të cilët e kanë cilësuar këtë vendim si ofendim dhe mosrespekt për besimet e tjera.
Të shumta kanë qenë komentet dhe reagimet e njerëzve pas këtij lajmi. Disa komentues thanë se përmbajtja e këtij dekreti ishte “fashist”dhe e përafërt me ideologjinë e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).
Një tjetër shkroi:
“A është ky besimi që ju dëshironi të përhapni ne mesin e njerëzve? Nëse Perëndia është duke u dhënë njerëzve lirinë e zgjedhjes, kush ju ka dhënë ju të drejtë për të detyruar njerëzit për fenë.”/tvklan.al