“Mos, po ti e bërë këtë…” (Video)
I pari që erdhi në studion e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” ishte babai i Kristinës, zoti Riza.
“Mos, po ti e bërë këtë mi shpirt i babit… o tu bëftë babi”,
me këto fjalë dhe me sytë me lot iu drejtua zoti Riza vajzës së tij Kristinës, kur në ekran u shfaq fytyra e saj. Ai u shpreh shumë i surprizuar dhe tha se nuk ia merrte mendja që ishte pikërisht vajza e tij që e kishte thërritur në studio, mbi të gjitha pasi ajo jeton në Gjermani. Ai tregoi se kishte folur me të bijën një ditë më parë.
Sigurisht, zoti Riza e dëgjoi mesazhin e Kristinës me shumë kënaqësi, ndërsa u njoh edhe me kërkesën e saj.
“Ti e di që je pika ime e dobët, që të dua shumë. Kam ardhur këtu vetëm për ty dhe vetëm për nënën. E di sa rrugë e gjatë është apo jo, ti e di që unë e kam frik avionin dhe erdha me autobus. Në radhë të parë kam ardhur për të të falenderuar. J
e kujdesur aq shumë për ne, sa tani do doja që të kujdeseshe më shumë për veten tënde. Doja të të thoja që ke një vullnet të paparë. Do doja shumë që siç le duhanin të lesh edhe atë tjetrën (alkoolin). Kjo për faktin sepse dua që nëna të vijë të jetojë me ju në Tiranë. Do doja që nënës t’i premtonim të dy bashkë që ti nuk do e teprosh me alkoolin”.
Zoti Riza: Po mirë ti e di që unë nuk abuzoj dot me alkoolin, sepse bllokohem.
Kristina: E di, po të mos abuzosh fare… fare, të mos pish asnjë pikë.
Kristina ka ardhur enkas nga Gjermania për t’i dhënë një mesazh babait dhe gjyshes. Ajo kërkon nga babai i saj Rizai që të mos konsumojë fare alkool, që jo vetëm të mbrojë shëndetin, por në këtë mënyrë të bindë edhe nënën e tij që të vijë e të jetojë me pjesën tjetër të familjes në Tiranë.
/tvklan.al