
“Mos shpërndani lekë për fushatë”, tre të rinjtë kërcënojnë me armë gruan
Një grua është kërcënuar me armë dje në fshatin Gjadër të Lezhës nga tre të rinj, të cilët e paralajmëruan të mos shpërndante lekë për fushatë elektorale.
Policia e Lezhës tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës. 33-vjeçarja M.N. së bashku me vëllain shtetasin E.N., po lëviznin me automjetin e tyre në Gjadër, kur janë ndaluar nga një mjet fuoristradë tip ‘Benz’, nga ku kanë zbritur 3 persona.
Gruaja tha në polici se njëri prej tyre nën kërcënimin e armës së zjarrit pistoletë i ka kanosur me motivin që mos të shpërndanin lekë për fushatë elektorale.
Forcat blu thanë se autorë të dyshuar të kësaj vepre penale janë 19-vjeçari S.N., 21-vjeçari G.M. dhe 24-vjeçari A.M., të tre banues në Lezhë.
Policia po punon për kapjen e autorëve të dyshuar. /tvklan.al