Mos transmetimi i Parlamentit, LSI: Jemi kthyer në vitin 1997


Mos transmetimi i Parlamentit, LSI: Jemi kthyer në vitin 1997

15:35 28/09/2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar ashpër pas vendimit të Radio Televizionit Shqiptar për të mos i dhënë sinjal televizioneve private që transmetojnë drejtpërdrejt punimet e Kuvedit.

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se trembet shumë nga diskutimet dhe nga debati në parlament dhe se po e kthen Shqipërinë në vitin 97 kur kishte vetëm një televizion.

Ka bërë gjithçka për ta kthyer parlamentin në një sekt që nuk flet, ku fjala nuk shpërndahet

”, tha ai, duke shtuar se “

atentati më i madh besoj që i është bërë komunikimit dhe qytetarëve është errësimi i sinjalit për shumë media shqiptare që kanë qenë edhe dritare komunikimi

.”

Për ju është një ngjarje tragjike, jemi kthyer përsëri në vitin 1997 kur kemi pasur vetëm TVSH…Atëherë kemi pasur 26-27 majin, tani patëm 25 qershorin…Ju keni vetëm një favor të madh sepse sinjalet tuaja janë të lira dhe unë kam mundësinë të komunikoj me ju. Nuk do të çuditesha nëse ju do të dëgjonit një vendim qeverie të famshëm që t’i quante krejtësisht të panevojshme mediat, të cilat për një të paditur, siç e kam pagëzuar dhe do ta pagëzoj me shumë meritë këtë njeri, i ka quajtur mediat kazanë, erdhi dita dhe tu mbyllur gojën përfundimisht.

Vasili tha se terri informativ nga parlamenti beson se është fundi i fjalës së lirë në Shqipëri dhe “

i gjithë opinioni publik duhet të përgatitet për një qëndrim krejtësisht të ri, shumë të ashpër ndaj këtij izolimi të tij si asnjë herë tjetër

.”

/tvklan.al






Të ngjashme