Mosdekretimi i Gjinushit, Akademia e Shkencave mbledhje të jashtëzakonshme
Akademia e Shkencave kundërshton vendimin e presidentit për mosdekretimin e Skënder Gjinushit në krye të këtij institucioni.
Këshilli Ekzekutiv vendosi që të premten, të zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e Asamblesë së përgjithshme ku do të rikërkohet riemërimi i kryetarit të zgjedhur Skënder Gjinushi.
Vetë Gjinushi e cilësoi dekretin e presidentit nul duke theksuar se nuk do të japë dorëheqjen.
Tv Klan