Moska teston raketën anti-NATO


Moska teston raketën anti-NATO

12:40 27/12/2018

Është ky momenti i startit testimit të suksesshëm të raketës që do të garantojë sigurinë e Rusisë për dekadat e ardhshme.

Është aq e shpejtë që në nisje sa edhe objektivi i kamerës e ka të vështirë ta fokusojë.

Bëhet fjalë për raketën “Avangard” që tejkalon me 20 herë shpejtësinë e zërit, dhe ka një rreze 6 mijë kilometërshe, në gjendje për të goditur çdo bazë të NATO-s në Europë dhe Shtetet e Bashkuara që përbën kërcënim. Provën e ndoqi edhe presidenti rus Vladimir Putin.

Vladimir Putin, president i Rusisë:

Sistemi i ri “Avangard” është i pakapshëm nga të gjitha mbrojtjet raketore ekzistuese. Është një fitore e sukses i madh dhe do të jetë e përdorshme nga ushtria nga viti i ardhshëm.

Ajo që e bën edhe më të rrezikshme është se raketa mund të pajiset me koka me mbushje bërthamore. Raketa është pjesë e projektit për rigjenerimin e armatimit të ushtrisë ruse, që Putin e ka shndërruar në prioritet.

Tv Klan






Të ngjashme