Mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor iranian, Macron në SHBA për të bindur Trumpin
Presidenti francez Emanuel Macron mbërriti në Uashington, në të parën vizitë zyrtare të tij në Shtëpinë e Bardhë. Por misionin e ka tepër të vështirë, të bindë presidentin amerikan Donald Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja bërthamore me Iranin e nënshkruar nga pararendësi i tij Obama në 2015-ën.
Vizita e tij 2-ditore e nisur të hënën i paraprin asaj të kancelares gjermane Angela Merkel, e cila mbërrin të premten në Shtëpinë e Bardhë me të njejtin mision. Pjesë e përpjekjeve është edhe kryeministrja britanike Tereza Mej, e cila nuk ka planifikuar vizitë në Uashington, por flet rregullisht me Trampin në telefon për këtë çështje.
Por gjasat janë të pakta që Tramp të ndryshojë qëndrim, siç konfirmoi edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders. Që prej fushatës elektorale të 2016-ës, Tramp e ka konsideruar marrëveshjen me Iranin si “të tmerrshme”.
Por liderët europianë paralajmërojnë destabilizimin e Lindjes së Mesme, nëse Shtetet e Bashkuara rivendosin sanksionet ndaj Iranit, siç ka paralajëmruar edhe vetë regjimi i Ajatollahëve.
Tv Klan