Mossad njoftoi SHISH për sulmet terroriste. Flet mbrojtësi i Izraelit
Ushtria Izraelite dhe agjentët e Mossad ishin ata që njoftuan autoritetet shqiptare, për një sulm të mundshëm terrorist ndaj kombëtares së Izraelit.
“Niveli dy i alarmit” sipas agjencisë së inteligjencës Mossad, të detyronte të merrje masa pasi rreziku ishte tepër prezent.
Edhe pas arrestimeve në Shkodër, Kosovë dhe së fundmi në Maqedoni agjentët e Mossad ende nuk janë të qetë. Urdhri për sulme vinte direkt nga Siria dhe objektivi ishin miqtë, si futbollistë dhe tifozë.
“
Ne nuk jemi të frikësuar. Ne jemi lojtarë të futbollit dhe ne jemi duke menduar për ndeshjen kundër Shqipërisë
“, ka thënë Shir Tzedek, mbrojtës i Kombëtares së Izraelit.
“Unë jam i sigurt se ata (autoritetet shqiptare) që janë përgjegjës për sigurinë tonë do të bëjnë atë që duhet të bëjnë. Ajo nuk ka të bëjë me ne dhe ne kemi nevojë për të luajtur futboll.”/ tvklan.al