Mot i kthjellët e rritje temperaturash


Mot i kthjellët e rritje temperaturash

07:20 25/10/2016

Dita e sotme do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas here kalime vranësirash të lehta.

Po ashtu edhe pasditja do të dominohet nga kthjellime në të gjithë ultësirën perëndimore duke lënë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës duke bërë që termometri të ngjitet deri në 27 gradë celcius. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 1- 2 ballë./tvklan.al






Të ngjashme