Moti me kthjellime dhe vranësira, rënie e lehtë temperaturash


Moti me kthjellime dhe vranësira, rënie e lehtë temperaturash

08:06 03/09/2016

Kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë vendin deri në mesditë, kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do vijojë me kthjellime dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në zonat juglindore do të ketë shtim të herë pas hershme të vranësirave duke rrezikuar shira të përkohshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë vetëm në vlerat e mesditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe det, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në det të gjenerohen dallgëzim 2 – 3 ballë./tvklan.al






Të ngjashme