Moti, çfarë na pret në Gusht
Si pasojë e motit të keq zonat bregdetare janë zbrazur nga pushuesit. Ndërkohë që temperaturat kanë pësuar një rënie me 7 gradë Celsius. Kjo situatë sipas sinoptikanëve do të vijojë edhe ditën e nesërme.
Ata që janë me pushime nuk duhet të shqetësohen, pasi përmirësimi i motit do të vijë gradualisht. Fundjava do të jetë e përshtatshme për plazh.
Ndërsa për ata që i kanë lënë pushimet për javën tjetër të Gushtit apo për 15-tëshen e dytë të këtij muaji, kohën do ta kenë në favor të tyre.
Sipas parashikimeve të motit, mesi i muajit do të ketë edhe temperatura përvëluese, mbi 37 gradë Celsius.
Klan Plus