Moti ekstrem shënon viktimat e para
I nxehti ekstrem që ka prekur të gjithë kontinentin europian ka shkaktuar edhe viktimat e para. Dy persona kanë humbur jetën, një në Rumani dhe një në Poloni, ndërsa dhjetra të tjerë janë dërguar në spital si pasojë e temperaturave përvëluese.
Paralajmërimet për rrezikun shëndetësor janë dhënë në pjesën më të madhe të shteteve europiane.
Dhjetra qytete në Itali janë në gatishmëri maksimale pas alarmit të Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që në vend janë rikthyer edhe zjarret.
Disa rajone të Europës po luftojnë me thatësirën e madhe si pasojë e valës së nxehtësisë.
Megjithatë, Italia dhe Ballkani janë më të prekurit. Në Romë temperatura shënoi 43 gradë celsius.
Turistët dhe vendasit janë ftohur në qytete në të gjithë Evropën Jugore, duke zbarkuar në ujë nga burime publike dhe duke ecur nëpër rrugët nën hijen e çadrave.
Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë në pjesë të Evropës qëndrore dhe Ballkanit të paktën deri të hënën. TV KLAN