Moti ekstrem, Ushtria zbarkon në rrugë


Moti ekstrem, Ushtria zbarkon në rrugë

22:37 02/03/2018

Forcat e Ushtrisë kanë zbarkuar nëpër Britaninë e Madhe, për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të bllokuar në makina dhe për të ndihmuar spitalet, në një kohë kur moti ekstrem ka pushtuar vendin.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Independent”, meteorologët thonë se situata e rëndë do të vijojë, për shkak të erërave të forta të stuhisë Emma, duke rrezikuar ndërprerjen e transportit publik për të paktën 3 ditë.

Të gjitha linjat e trenave në London Waterloo, pas orës 20:00 janë anuluar. Të njëjtin fat kanë patur gjithashtu me mijëra fluturime.

Të paktën dy aksidentet të rënda bënë që në vendngjarje, përveç policisë të shkonte edhe Ushtria, në mënyrë që të shpëtoheshin ata që kishin mbetur të bllokuar nëpër automjete.

Me mijëra shtëpia kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa autoritetet parashikojnë që për shkak të stuhisë pjesë të vendit mund të përballen edhe me përmbytje.

Moti i keq që ka përfshirë Kontinentin Europian i ka marrë jetën të paktën 59 personave, 23 prej të cilëve në Poloni.

/tvklan.al






Të ngjashme