Moti i ftohtë dhe reshjet pushtojnë vendin. Kur pritet rritja e temperaturave (23 Prill 2001)


Moti i ftohtë dhe reshjet pushtojnë vendin. Kur pritet rritja e temperaturave (23 Prill 2001)

11:38 23/04/2001

Edhe pse jemi në muajon prill, njerëzit jo vetëm që nuk kanë hequr palltot dhe xhupat e rëndë të dimrit, por përkundrazi ata i kanë shtuar dhe një bluzë më shumë veshjes së tyre. Shkak është se ditët e fundit në territorin e vendit tonë kemi zhvillime të paqëndrueshme të motit të cilat na kujtojnë ditët e ftohta të dimrit. Rënia e temperaturave deri në 4 gradë celsius për zonat fushore dhe 0 gradë celcius për zonat malore është fenomeni me i dukshëm i këtyre ditëve.

Ndërsa reshjet e shiut kanë qenë aq të shumta sa për disa qytete ato i kanë kaluar normat mesatare të reshjeve për muajin prill. Kështu në Tiranë deri ditën e djeshme kanë rënë 120 milimetra shi nga 104 milimetra që është norma mesatare për këtë muaj. Ndërsa në Kukës deri para 1 dite kishte rënë 105 milimetra shi ose 25 milimetra shi më shumë se norma mesatare mujore.

Edhe dëbora ka qenë e pranishme këto ditë në shumë zona malore të vendit tonë. Sipas meteorologëve nesër pritet një ditë pa vranësira dhe temperaturat do të rriten me 3 deri në 4 gradë celcius./tvklan.al






Të ngjashme