12:54 26/12/2013
Përdorimi i gazit dhe mjeteve të tjera alternative për t’u ngrohur dhe gatuar në mungesë të energjisë elektrike është shkaku kryesor i vdekjes së dhjetra personave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Moti i acartë që ka përfshirë këto dy vende që prej së shtunës ka lënë pas 27 viktima. Shumë vdekje janë shkaktuar edhe aksidentet rrugore.
Probleme në qarkullimin rrugor janë shfaqur në shumë rrugë kombëtare të zonave verilindore. Ndërsa mijëra fluturime janë anulluar.
Zona më e goditur nga kjo stuhi është shteti federal i Miçiganit, ku nga shkëputja e linjave të energjisë kanë mbetur pa energji 139 mijë shtëpi. Në total janë mbi 500 mijë banesa e biznese që nuk furnizohen prej të shtunës.
Autoritetet amerikane thanë se kjo ishte java më e gjatë e stuhive të dëborës në periudhën e Krishtlindjeve prej 126 vitesh. Të prekur janë edhe shtete të tjera federale si Meini apo Nju Hempshajëri. Në disa qyteza të Meinit është shpallur gjendja e emergjencës. Ndërsa autoritetet kanë nisur operacionet intensive për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të bllokuara nga dëbora, trashësia e të cilës arrin në 1 metër.