Moti i keq bllokon tragetet në portin e Durrësit – (9 Janar 2001)


Moti i keq bllokon tragetet në portin e Durrësit – (9 Janar 2001)

22:20 09/01/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Moti i keq ka bllokuar tragetet në periudhën e largimit të refugjatëve nga Shqipëria. Ka dy ditë që deti Adriatik, me forcë 9 ballë e ka bërë gati të pamundur largimin apo hyrjen e anijeve në portin detar të Durrësit. Mbrëmë nga ky port kanë mundur të dalin vetëm dy tragete. Ndërkohë që në kalatat e portit presin 25 anije dhe 7 tragete të tjera.

Moti i keq në det ka bërë që mijëra pasagjerë që kishin prenontuar udhëtimet me këto tragete të mbesin në pritje. Në qoftë se para dy ditësh fluksi i udhëtarëve që largoheshin filloi të normalizohet tani ai pritet të kap përsëri shifrat e 5 mijë deri 6 mijë udhëtarëve në ditë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme