Moti i keq, çfarë po ndodh në Vlorë
Vlorë, 12 Maj 2017 – Moti i keq ka bërë që Kapiteneria në Portin e Vlorës të pezullojë lundrimin në det.
Të gjitha anijet e peshkimit janë urdhëruar të mos dalin sot për peshkim, sepse dallgët janë të larta, shoqëruar me stuhi.
Në të njëjtën kohë, moti i keq ka bërë që trageti i linjës Vlorë – Brindizi të mos niset nga Italia. Nuk ka ndonjë njoftim se kur trageti do të lundrojë në drejtim të Vlorës, por priten njoftimet për motin në det./Abc News