Moti i keq godet Italinë, shuhet një familje
Shtatë persona kanë humbur jetën në Livorno dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur, si pasojë e një sasie shiu të paimagjinueshme, që ka rënë për katër orë gjatë natës, duke përmbytur gjithë qytetin.
Mes të vdekurve, katër persona i përkasin të njëjtës familje, që mbeti e bllokuar në banesën e tyre gjysëm të nëndheshme.
Babai, nëna, djali 4 – vjeçar dhe gjyshi, i cili sipas informacioneve të para arriti të shpëtojë mbesën dhe u kthye të nxjerrë edhe nipin e vogël, por mbeti mes baltës dhe ujit.
400 milimetra shi ranë gjatë katër orëve të natës, duke i kapur njerëzit të papërgatitur, megjithëse paralajmerimet për kohën e keqe ishin bërë.
Dëmet më të medha në Livorno janë në zonën e jugut, ku banesat dhe rrugët janë mbuluar nga balta dhe makinat i ka marrë rrjedha me vete./ Tv Klan