Moti i keq lë pa energji një pjesë të vendit


Moti i keq lë pa energji një pjesë të vendit

15:10 03/09/2017

Sektorin energjetik në vend nuk po e ndihmojnë as reshjet e shiut. Nëse thatësira ka detyruar kompanitë publike që pjesën më të madhe të energjisë ta blejnë jashtë vendit, tashmë një tjetër faturë do të shkojë në zyrat e OSHEE-së për riparimin e dëmeve nga stuhia e një dite më parë.

Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë një pjesë e mirë e vendit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike, e në disa zona grupet e punës ende nuk kanë arritur ta rikthejnë atë.

Shumë fshatra në Berat, Gjirokastër, Vlorë  e Shkodër janë prekur nga defektet. OSHEE njofton se punonjësit po hasin vështirësi në terren për shkak të zonave të thella ku janë evidentuar dëmet. Tv Klan 

 






Të ngjashme