Moti i keq, LSI: Bashkëpunim pavarësisht përkatësisë politike


Moti i keq, LSI: Bashkëpunim pavarësisht përkatësisë politike

14:50 07/01/2017

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me menaxhimin e situatës së rënduar të motit që ka përfshirë vendin prej dy ditësh, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës dhe uljes së madhe të temperaturave.

Nënkryetari i LSI -së, Petrit Vasili tha se pavarësisht gadishmërisë dhe mobilizimit të të gjitha strukturave, kërkohet një bashkëpunim më i plotë edhe nga pushteti lokal, pavarësisht përkatësisë politike.

I njëjti angazhim, tha Vasili, kërkohet nga autoritetet përgjegjëse edhe për epideminë e gripit.

Tv Klan






Të ngjashme