Moti i keq, OSHEE jep informacion për situatën e energjisë në vend
Informacion i orës 13:00
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e motit të keq me reshje bore dhe temperatura të ulëta, rrjeti i shpërndarjes është prekur nga defektet në disa linja të tensionit të mesëm dhe të ulët.
Kompania OSHEE ka angazhuar në terren 1800 punonjësit e saj, të organizuar në 11 brigada avarie për çdo rajon të cilët vijojnë të punojnë për riparimin e avarive në të gjitha zonat ku raportohen ato.
Sipas informacionit të orës 13.00 nga 11 dispeçeritë rajonale të OSHEE në vend, janë 8 fidera me defekt në mbarë vendin nga 1174 që është numri në total i tyre.
Zonat që janë pa energji aktualisht:
Rajoni Tiranë:
Deri në mesditë një pjesë e Unazës së Re ishte pa energji për shkak të djegies së transformatorit. pas ndërhyrjes së OSHEE me riparimin e tij, morën energji abonentët e një prej pallateve në këtë zonë.
Rajoni Elbasan: Cërrujë/Gramsh
Rajoni Korcë: fshati Cemericë
Rajoni Fier me lagjet: Qenas, Kastriot, 16 Prilli ,
Rajoni Vlorë: Gorisht
Rajoni Kukës: pjesërisht Fajzë , Shemri , Qarr , Antenat/Has, pjesërisht Lekbibaj, Rragam, Qytet Fierzë
Rajoni Shkodër: Arrës, Miliska , Iballë/Puke si dhe Lagjet Dushkë dhe Zvinë në fshatin Berishë, Lagjet: Dobraç,Rus, Kiras, policia, F.N.SH/Shkodër
Rajoni Burrel: Pjesërisht Lagjet Ish.Grumbullimi, Kulla Spital dhe Fshatrat: Plloxhan, Tomin, Pjesërisht Ish. Kom. Tomin)Ujësjellësi Peshkopi.
Zonat në të cilat është rikthyer energjia
Rajoni Korçë: Gostivisht/Erseke ;
Rajoni Tiranë:, Kabina Puna 5 që furnizon konsumatorët pranë Drejtorisë së Policisë u vendos në punë.
Rajoni Durrës: Gërmenj/Kavajë
Grupet e terrenit të OSHEE-së po punojnë për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët./tvklan.al