Moti i keq “paralizon” qarkullimin e automjeteve (12 Dhjetor 1998)
Jo vetëm shirat, erërat dhe ngricat por duket se dhe reshjet të pazakonta në këtë fillim zyrtar dimri kanë mbërthyer fort çdo skutë të vendit. Dëbora ka prekur sot dhe Shkodrën dhe Gjirokastrën të cilat sipas meteorologëve konsiderohen si vende që dëbora bie shumë rrallë. Reshjet e dëborës që kanë filluar që mbrëmë kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Gjirokastër.
Në orët e para të mëngjesit të sotshëm ka qënë e pakalueshme Qafa e Muzinës, aty ku ndahet Gjirokastra dhe Saranda. Sipas burimeve zyrtare pozicioni i qytetit të gurtë me rrugët e pjerrëta, ka rrezikuar në mjaft raste lëvizjen e automjeteve të ndryshme. për këtë Policia e Qarkullimit Rrugor ka ndaluar në rrugët kyçe, qarkullimin e automjeteve./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe